Trafik droge ,Shqipëri-Holandë-Itali, sekuestrohen një ton, 14 arrestime

Trafik droge ,Shqipëri-Holandë-Itali, sekuestrohen një ton, 14 arrestime

119
SHPËRNDAJE

Një operacion i madh i policisë së Firences i përfunduar sot në mëngjes herët ka sjellë shkatërrimin e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës.Operacioni i policisë italiane është ndihmuar edhe nga policia e Holandës, prej nga droga vinte në Itali.

Dyshohet se pika e nisjes së drogës ishte Shqipëria, me destinacion Italinë, duke kaluar nga Holanda. Përfituesit e parave i riinvestonin, duke rritur edhe xhiron e prostitucionit.Në përfundim të operacionit të përbashkët kanë përfunduar në pranga 14 persona, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve të ndaluara, ndërkohë që është sekuestruar një ton drogë.

Për momentin nuk dihen shumë detaje nga operacioni, në pritje të njoftimit zyrtar të tyre nga policia. 

Notizie.it

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.