“Ti je pjesë e atdheut”

“Ti je pjesë e atdheut”

84
SHPËRNDAJE

Në Prishtinë sot me moton “Ti je pjesë e atdheut”, Ministria e Diasporës nisi fushatën për promovimin e Regjistrit e Diasporës, me të cilën qeveria kosovare synon ta afroje Kosovën me bashkeatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë. Fushata do të zgjasë dy muaj me aktivitete të ndryshme në gjithë territorin e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke e konsideruar ditën e sotme si shumë të veçantë, theksoi se fushata e regjistrimit të diasporës përbën një veprim shumë të qëlluar në drejtim të adresimit të problemeve me të cilat ballafaqohen bashkatdhetarët tanë. Veseli tha se diaspora është pjesë e atdheut, e qenësisë dhe e historisë së dhimbshme nga vitet më të rënda të popullit tonë, të cilët u larguan nga vendi të rrethuar nga shumë rreziqe.

Kosove-Diaspora-regjistrim-1Kryeparlamentari Veseli theksoi se regjistrimi do të evidentojë kapacitetet e diasporës, kapacitetet i cili ende nuk është shfrytëzuar sa duhet, ndërsa shtoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës i ka dyert i hapura për të gjithë bashkatdhetarët dhe tashmë organizon në mënyrë tradicionale “Dyert e hapura për diasporën”.

Fushata gjithëpërfshirëse për promovimin e Regjistrit të Diasporës është vazhdimësi e zhvillimit gjatë vitit 2015.

Në fjalën hapjes, ministri i diasporës Valon Murati, tregoi qëllimin dhe rëndësinë e kësaj fushate. “Ne po futemi në këtë proces sivjet pas sukseseve të vitit të kaluar, ku vetëm gjatë muajve të verës, në bashkëpunim me partnerët tanë kemi regjistruar mbi 200.000 bashkatdhetarë”, theksoi ai.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.