Thaci-Schulz:Kosova i ka plotesuar kriteret per liberalizim te vizave

Thaci-Schulz:Kosova i ka plotesuar kriteret per liberalizim te vizave

49
SHPËRNDAJE

 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u prit sot në një takim në Bruksel nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.
Në një njoftim për shtyp të Presidencës kosovare thuhet se Thaçi dhe Schultz biseduan për liberalizimin e vizave dhe përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt së ardhmes evropiane.
Presidenti Thaçi duke e falënderuar Schultz për mbështetjen e tij, tha se “Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe presidentit Schulz i tregova se qytetarët tanë e presin një vendim të merituar dhe të shpejtë nga Bashkimi Evropian”.
“Kosova mbetet e angazhuar në konsolidimin e mëtejshëm të shtetit”, u shpreh Thaçi.
Ai e falënderoi presidentin Schulz për angazhimin e tij, të raportueses së BE-së, Tanja Fajon, si dhe të Parlamentit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe për shtyrjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Nga ana tjetër, Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, theksoi se liberalizimi i vizave është tema kryesore që preokupon Kosovën në marrëdhëniet e saj me BE-në.
Ai ka shprehur bindjen se për Kosovën do të ketë një vendim të merituar për angazhimin e saj në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të pritet edhe nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, si dhe do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të Bashkimit Evropian

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.