Termeti ne Turqi e Greqi  largon nga pushimet qindra turiste, edhe shqiptare

Termeti ne Turqi e Greqi  largon nga pushimet qindra turiste, edhe shqiptare

41
SHPËRNDAJE

Qindra turistë të dëshpëruar po largohen nga vendpushimet turke dhe greke pas shkatërrimit të pushimeve të tyre nga një tërmeti që vrau dy persona dhe detyroi dhjetëra mijëra qytetarë të flinin jashtë.
Turma të mëdha u vunë re në Aeroportin Ndërkombëtar të Kosit, ndërkohë që pushuesit përpiqeshin të largoheshin nga ishulli grek.
Dy persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën pasi tërmeti i fuqishëm goditi bregun turk brenda natës, duke shkaktuar një cunami që goditi vendpushimet në ishullin Kos.
Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.7 ballësh ishte jashtë qytetit turk të Bodrumit pranë ishujve grekë .
 Zyra e Jashtme i udhëzoi vizitorët ‘të jenë të vetëdijshëm për mundësinë e tronditjeve të tjera, shkruan “Daily Mail”

Mësohet se rreth 17 turistë nga Shqipëria kanë udhëtuar javën e fundit drejt destinacionit turistik te Bodrumit ne Turqi , për të kaluar pushimet

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.