Te shtena me armë në qendër të Athinës, një i vrarë

Te shtena me armë në qendër të Athinës, një i vrarë

84
SHPËRNDAJE

Një shkembim me armë zjarri  është regjistruar këtë të shtunë në tregun qëndror të Athinës, pak metra larg bashkisë së kryeqytetit grek. Sipas burimeve policore, agjentet tentuan të kontrollonin një të dyshuar si trafikant droge, por hasën në rezistencën e tij.

I dyshuari nxori armën duke qëlluar në drejtim të agjentëve të policisë, që iu kundërpërgjigjen. Si pasojë e të shtënave, një agjent mbeti i plagosur dhe u dërgua për trajtim në spitalin e Athinës.
Pas ndjekjes, policia arriti ta rrethojë të dyshuar në sheshin përpara Bashkisë. Në një situatë të tillë, i dyshuari, sipas policisë një algjerian, ka qëlluar veten me pistoletën që mbante në dorë.
Autoritet deklaruan se ngjarja e ndodhur paraditen e së shtunës ishte një përballje mes forcave të rendit dhe trafikantëve të lëndëve narkotike dhe s’ka asnjë lidhje me ndonjë akt të mundshëm terrorist. Autoritetet kane nisur gjithsesi hetimet për të hedhur më shumë dritën mbi ngjarjen.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.