Situate e tensionuar ne Maqedoni pas zgjedhjes se kreut te kuvendit

Situate e tensionuar ne Maqedoni pas zgjedhjes se kreut te kuvendit

55
SHPËRNDAJE

MAQEDONI- Një shqiptar zgjidhet për herë të parë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Shumica parlamentare në Maqedoni LSDM, BDI LR PDSH dhe Besa sapo ka zgjedhur me shumicë votash kreun e kuvendit i cili është Talat Xhaferi nga BDI.

 I pari që ka uruar Talatin është pikërisht Zoran Zaev, lideri i LSDM i cili me pas thuhet se eshte plagosur nga dhuna qe ka shperthyer ne kuvendin maqedonas per shkak te pakenaqesise per kete zgjedhje. Pas perplasjeve te dhunshme ne parlament megrushta shkelma ekarrige kane nderhyre forcat e nderhyrjes se shpejt

Me heret

Talat Xhaferi nga radhët e BDI-së, ka dhënë betimin e tij si Kryetar i këtij insticioni.
Xhaferi: Si kryetari i Kuvendit nuk do të lejojë uzurpimin e institucioneve

Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, pas marrjes së besimit të shumicës parlamentare, ka dhënë edhe betimin solem, njofton Telegrafi Maqedoni.
Xhaferi u është drejtuar të pranishmëve dhe qytetarëve të vendit duke thënë se nuk do të lejojë që të uzurpohen institucionet e vendit.
“Qytetarë të nderuar të Republikës së Maqedonisë, edhe pse për herë të parë në këto kushte zgjedhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, i vetëdijshëm për detyrën historike që e pranoj, zotohem se do jem kryetar që do të punojë në bazë të ligjit dhe Kushtetutës. U falenderoj për besimin që më keni dhënë. Si kryetar i zgjedhur edhe në këto rrethana, në asnjë mënyrë nuk do të lejoj uzurpimin e institucioneve”, deklaroi Talat Xhaferi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.