Shkatërrohet rrjeti i drogës Shqipëri-Itali,zbulohen 31 furnitorë 

Shkatërrohet rrjeti i drogës Shqipëri-Itali,zbulohen 31 furnitorë 

78
SHPËRNDAJE

Një operacion antidrogë, i drejtuar nga Prokurori i Qarkut të Catania, kryer nga policia e Ragusa dhe Guardia di Finanza e COMO-s, ka shkatërruar një rrjet trafiku ndërkombëtar të marihuanës nga Shqipëria në sasi të mëdha të destinuara për “sheshet e drogës” në Itali, njofton ANSA
Në hetim, i quajturi “Balkan” ka 61 të dyshuar: 31 shqiptarë dhe 24 italianë.Prokuroria beson se ka hyrë në të gjithë zinxhirin e furnizimit të organizatës ndërkombëtare.


Gjatë hetimit të nisur në vitin 2012 janë kryer bastiste në qytetet italiane. Më e rëndësishmja, policia e Shtetit e Ragusa dhe Guardia di Finanza e Comos kanë kryer në Catania, ku kanë sekuestruar njëmijë kg marihuanë dhe armë të përdorura nga rojet për mbrojtjen e drogës.
Hetimet e policisë italiane janë bashkuar në një dosje të vetme që çoi në identifikimin e furnizuesve shqiptarë. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.