Serbia reagon ndaj Sllovenisë e cila bën thirrje për njohjen e Kosovës

Serbia reagon ndaj Sllovenisë e cila bën thirrje për njohjen e Kosovës

54
SHPËRNDAJE

Në mbështetje të anëtarësisë së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Pahor e ka bërë deklaratën gjatë vizitës së Hashim Thaçit në Lubjanë më 6-7 qershor.

”Nota e protestës i është dorëzuar Gaspariçit nga zëvendësministri i Jashtëm serb, Goran Aleksiç”, tha ministria në një njoftim shtypi.

”Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë sllovenë bëjnë thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës duke rrezikuar interesat prioritare të Serbisë”, thuhet në njoftim.

”Deklaratat nga zyrtarët sllovenë lidhur me pavarësinë e Kosovës, para së gjithash minojnë përpjekjet në të cilat Serbia dhe Bashkimi Evropian kanë investuar në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet gjithashtu në njoftim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.