Serbia e gatshme ta dërgoj ushtrinë në Kosovë 

Serbia e gatshme ta dërgoj ushtrinë në Kosovë 

32
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka deklaruar sot se si Komandant Suprem i Forcave të Armatosura është i gatshëm që, nëse jetët e serbëve në Kosovë rrezikohen, t’i nisë forcat serbe në Kosovë.
“Derisa të jem në këtë funksion do të përpiqem që të mos luftoj me askënd. Nëse kjo do të jetë e pamundur, do të përpiqem si Komandant Suprem, të marr përgjegjësinë për vendimet e mia”, deklaroi Nikoliç duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit për Sigurinë Kombëtare, sipas Koha.net.
I pyetur nëse është i gatshëm ta dërgojë ushtrinë në Kosovë, Nikoliçi e pohoi: “Po që se i vrasin serbët, të gjithë do të shkojmë atje e jo vetëm ushtria. Ja, edhe unë do të shkoj i pari, nuk do të ishte kjo hera e parë”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.