Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Kartën që parashikon hapjen e...

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Kartën që parashikon hapjen e të dhënave për individët

42
SHPËRNDAJE

Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, bën të ditur se qeveria kosovare miratoi të premten Kartën për hapjen e të dhënave, që u garanton individëve, mediave, shoqërisë civile e bizneseve qasje në shënimet qeveritare.

“Sot prezantova vendimin për miratimin e Kartës për hapjen e të dhënave, të cilën e miratoi Qeveria e Republikës së Kosovës. Më vjen jashtëzakonisht mirë që në këtë aspekt, Kosova po zë trendet e fundit evropiane dhe botërore”, thekson Çollaku në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, përveç faktit që ky hap është shumë i rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, nga hapja e të dhënave përfitojnë institucionet publike dhe private dhe përfundimisht çdo qytetar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.