Qeveria e Kosovës, keqardhje për incidentet e dhunshme në Mushtisht

Qeveria e Kosovës, keqardhje për incidentet e dhunshme në Mushtisht

52
SHPËRNDAJE

Qeveria e Kosovës deklaroi se shpreh keqardhje për incidentet e dhunshme që kanë ndodhur sot në Mushtisht.

Në një deklaratë për mediat thuhet se: “Qeveria e Kosovës respekton plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë paqësore, për çfarëdolloj arsye, e ritheksojmë paqësore, si e drejtë themelore dhe e patjetërsueshme e shprehjes së mendimit dhe kërkesave publike”,

Në vijm të deklarates thuhet se qeveria e Kosovës konsideron se kërkesat e qytetarëve për zbardhjen e plotë të të gjitha krimeve të luftës dhe dënimin e të gjithë kryesve të tyre jane plotësisht legjitime.

“Qeveria e Kosovës konsideron se çdo qytetar i Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, ka plotësisht të drejtë të kthehet në pronat e tij, në mënyrë të papenguar. Kjo është e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me të gjitha aktet ligjore, me konventat ndërkombëtare por është në përputhje me traditën, vullnetin dhe vizionin e popullit të Kosovës për bashkëjetesë paqësore”, thekson deklarata.

Por, përfundon deklarata e qeverisë së Kosovës, personat që kanë kryer krime gjatë luftës duhet të përballen individualisht me drejtësinë.

Media raporton se, që nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm, banorë të fshatit Mushtisht të Suharekës kanë protestuar kundër vizitës së disa qytetarëve serbë, të zhvendosur nga fshati pas luftës në Kosovë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.