Presidenti serb, Nikoliç ka mandatuar Vuçiçin, për formimin e qeverisë së re

Presidenti serb, Nikoliç ka mandatuar Vuçiçin, për formimin e qeverisë së re

35
SHPËRNDAJE

Presidenti serb, Tomislav Nikoliç deklaroi sot se kishte mandatuar Aleksandar Vuçiçin, i cili drejtoi koalicionin elektoral “Serbia drejt fitores”, për formimin e qeverisë së re, pasi ky i fundit e bindi presidentin për zotërimin e maxhorancës së kërkuar parlamentare.
”Vuçiç ishte i vetmi që paraqiti një program lidhur me faktin sesi e konceptonte qeverinë dhe prioritetet që ajo duhej të përmbushte”, deklaroi Nikoliç, pas konsultimeve me përfaqësuesit e kësaj liste elektorale.
“Çdokush e dinte se Partia Progresive Serbe e Vuçiçit fitoi më shumë vende në parlament dhe rezervon të drejtën të kërkojë mandatin për formimin e qeverisë”, theksoi Nikoliç.
”Kjo qeveri do të përballet me shumë sfida, përfshirë situatën në BE, krizën e migrantëve, rritjen e partive të ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën”, vijoi ai

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.