Policia përdor gaz lotsjellës kundër pensionistëve

Policia përdor gaz lotsjellës kundër pensionistëve

57
SHPËRNDAJE

Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës kundër pensionistëve, të cilët u mblodhën sot para kabinetit të kryeministrit Cipras në Athinë për të protestuar kundër reformave të sistemit të pensioneve.

Rreth 1 500 persona, në mesin e të cilëve edhe pensionistë në moshë të thyer, ishin sot në protestë.

Dhjetëra protestues tentuan të depërtojnë kordonin policor duke brohoritur ”Turp! Turp!” dhe ”Duam të drejtat tona!”.

Gjithashtu tentuan të përmbysin një autobus të policisë, ndërsa më pas forcat e policisë u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.