Policia Italiane: Ja kush na njoftoi per kapjen e 700 kg drog

Policia Italiane: Ja kush na njoftoi per kapjen e 700 kg drog

163
SHPËRNDAJE

Pas sekuestrimit të 700 kg kanabis në një gomone që vinte nga Shqipëria, komunikata e policisë italiane zbardh detaje të operacionit.Sipas njoftimit të Guardia di Finanza-s, kanë qenë autoritetet shqiptare ato që kanë dhënë sinjalizimin për gomonen, që lëvizte me drita të fikura drejt brigjeve italiane.
“Operacioni nisi nga një sinjalizim i policisë shqiptare. Pak para mesnatës, policia e vendit të shqiponjave konstatoi në jug të Vlorës një gomone të fuqishme me dy motorë, të ngarkuar me substanca narkotike, që lëvizte në det me shpejtësi të madhe e me drita të fikura. Në orën 4:30 një helikopter i policisë zbuloi mjetin e dyshimtë, rreth 30 milje larg brigjeve të Brindisit. Trafikantët rritën shpejtësinë dhe arritën të dilnin në breg, ku braktisën mjetin dhe u larguan. Policia është vënë në ndjekje të tyre. Në bordin e gomones u gjetën 682 kg kanabis, që do ti sillte organizatës kriminale një fitim prej 6 milionë eurosh. Droga dhe gomonia e fuqishme, 9 metra e gjatë, u sekuestruan nga Guardia di Finanza në Brindisi.”- bën të ditur policia italiane.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.