Partitë  në Maqedoni kërkojne shpërndarje te Parlamentit. 

Partitë  në Maqedoni kërkojne shpërndarje te Parlamentit. 

46
SHPËRNDAJE

Partitë politike në Maqedoni kanë kërkuar sot shpërndajen e Parlamentit. Fillimisht kjo kërkesë u bë nga LSDM dhe partnerët e saj të koalicionit në Parlament.
“Si pjesë e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, ne deputetët jemi të detyruar të tregojmë se mbetemi në pozicionet e rëna dakord në interes të zgjidhjes së krizës politike dhe sigurojmë mirëqenie për qytetarët e Maqedonisë. Çdo përpjekje për të vonuar shpërndarjen e Parlamentit nga shumica OBRM-PDUKM dhe BDI, do të jetë një dëshmi se qeveria e Nikolla Gruevskit dëshiron të shpëtojë nga zgjedhjet e 11 dhjetorit”, ka thënë koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Goran Sugareski.
I pyetur se çfarë do të bëhet me ligjet e PSP, në lidhje me dëshmitarët e mbrojtur dhe njësinë e gjashtë, Sugareski tha se “për të gjitha këto çështje lirisht të hartojnë partnerët e koalicionit një propozim, në bazë të shumicës të cilët e kanë në këtë Kuvend, mund ta fusin në Axhendën e sotshme dhe të gjitha këto probleme të zgjidhen dhe në mesnatë Kuvendi të shpërndahet”.
Sakaq, OBRM-PDUKM ka përshëndetur vendimin e LSDM-së për shpërndarjen e Kuvendit të Maqedonisë, duke deklaruar se shpresojnë që Zoran Zaevi nuk do të ikë nga zgjedhjet.
Kjo parti propozon që sot, në ora 17:00 Kuvendi të caktojë seancë për buxhetin e vitit 2017, që do të garantojë pagesën e rregullt të rrogave, pensioneve, ndihmës sociale dhe pagesën e nevojave tjera të qytetarëve.
Ndërkaq, si pikë e dytë e rendit të ditës, propozohet të jetë pikërisht shpërndarja e Kuvendit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.