Parlamenti i Maqedonisë hapet për herë të parë në gjuhën shqipe, 

Parlamenti i Maqedonisë hapet për herë të parë në gjuhën shqipe, 

46
SHPËRNDAJE

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë po mban seancën e dytë, ku pika e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e Qeverisë.
Talat Xhaferri, kryeparlamentari i Maqedonisë, seancën e filloi në gjuhën shqipe, raporton Alsat-M. Megjithatë u shpreh se deri në miratimin e ndryshimeve të ligjit për përdorimin gjuhëve, seancat do t’i udhëheqë në gjuhën maqedonase.
Në seancë marrin pjesë edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE që në fillim të seancës theksoi se Xhaferi me paraqitjen e tij në gjuhën shqipe ka shkelur kushtetutën dhe rregulloren për punën e Kuvendit.
Milloshoski gjithashtu theksoi se ky Kuvend dhe kjo seancë fillojnë me një njollë jodemokratike e cila do të rëndoj mbi Talat Xhaferin, sepse ai është i vetmi që pranoi të jetë kryetar i Kuvendit i zgjedhur në mënyrë jo-demokratike. Sipas Milloshoskit VMRO-ja nuk do e njoh Xhaferin për kryetar të Kuvendit por vetëm si deputet.
Xhaferi në kundërpërgjigjet e tij theksoi se ai është zgjedhur nga shumica parlamentare dhe si i tillë në mënyrë legjitime dhe në përputhje me kushtetutën, ligjet dhe rregulloren për punën e Kuvendit do ta ushtroj funksionin e tij, si kryetar i Kuvendit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.