Papa Françesku priti sot në Vatikan presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan

Papa Françesku priti sot në Vatikan presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan

16
SHPËRNDAJE

Papa Françesku priti sot në Vatikan presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan përpara se t’i dhuronte një medaljon me ”një engjëll që mbyste demonin e luftës”, pikërisht në momentin ku ushtria turke po bombardon kurdët në Siri.

Papa Françesku, i cili nuk ndalet së përmenduri tmerret e luftës, nuk ngurroi të prekte ofensivën e ndërmarrë prej 20 janarit nga ana e Turqisë në Siri kundër rajonit të Afrines, gjatë takimit privat që zgjati 50 minuta.

‘Gjatë diskutimeve të përzemërta, papa dhe presidenti turk përmendën situatën në Lindjen e Mesme, duke u ndalur më konkretisht te statusi i Jeruzalemit, duke vënë në pah nevojën e promovimit të paqes dhe stabilitetit në rajon në sajë të dialogut dhe negociatave, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar’’, saktësoi Vatikani në një deklaratë.

Erdogan falenderoi papën për mosaprovimin e vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.