Papa Francesku do të vizitojë Lesbosin më 16 prill

Papa Francesku do të vizitojë Lesbosin më 16 prill

39
SHPËRNDAJE

Papa Francesku do të vizitojë më 16 prill ishullin grek të Lesbosit, porta kryesore hyrëse e refugjatëve dhe e emigrantëve në Evropë prej gati një viti, njoftoi të enjten në mbrëmje Vatikani.

“​Me ftesë të kreut të Patrikanës Ortodokse të Stambollit, Bartolomeu I dhe të Presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, lideri suprem i krishtërimit do të vizitojë ishullin për t’u thënë emigrantëve se janë të mirëpritur”, saktësoi zyra për shtyp e Selisë së Shenjtë.

“Papa vëren në krizën e emigrantëve në detin Egje një emergjencë të rëndësishme, që lidh kishat e krishtera në këtë rajon me shumicë ortodokse”, u shpreh zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi.

Ai do të zhvillojë një vizitë disa orëshe, me shembullin e përcjellë nga Papa Francesku në ishullin italian të Lampeduzës, në korrikun e vitit 2013.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.