PAN dhe Vetëvendosja shpallin fitoren

PAN dhe Vetëvendosja shpallin fitoren

36
SHPËRNDAJE

Rreth 42% nga 1.9 milion qytetarë të Kosovës me të drejtë vote, votuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Koalicioni PAN, shpalli fitoren në këto zgjedhje. Fitoren shpalli edhe Vetëvendosja.
Nga Deutsche Welle
Në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një atmosferë të qetë, pa ndonjë incident serioz që do ta minonte procesin zgjedhor. Nga rreth 1.9 milion qytetarë me të drejtë votë, të drejtën e votës shtrytëzuan rreth 760.000 votues, apo rreth 41,45% votues. Në këtë përqindje nuk u përfshinë votat me kusht dhe votat nga diaspora, të cilat megjithatë nuk do ta ndryshojnë shumë përqindjen e deklaruar të pjesmarrjes. Zgjedhje pa ndonjë incident serioz, por me disa parregullësi, u zhvilluan edhe në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe.
PAN shpall fitoren
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), akoma nuk ka dalë me ndonjë rezultat preliminar. Kryetarja e KQZ Valdete Daka tha se nuk ka pasur incidente dhe se pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë pak më e madhe se në ato të kaluarat, në vitin 2014. Sa i përket rezultateve konkrete, ajo nuk deshi të komentojë prognozat e disa organizatave joqeveritare për fitoren e PAN. Vet koalicioni i PDK-AAK-Nisma (PAN), tashmë ka shpallur fitorën, duke mos dhënë përqindjen sesa ka fituar në këto zgjedhje.
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, tha se “Kosova e ka kaluar sprovën me zgjedhjet e 11 qershorit dhe votuesit i kanë dhënë besimin këtij koalicioni”.
Mustafa heziton
I kujdeshshëm në deklarim për rezultatin zgjedhor, u shfaq kryetari i LDK-së Isa Mustafa, duke thënë se partia e tij pret rezultatet zyrtare të KQZ-së, për të ditur se ku është rënditur partia e tij.
“Ftojmë të gjithë komisionarët, vëzhguesit dhe menaxherët e qendrave të votimit që të qëndrojnë në qendrat e votimit dhe ta num
ërojnë çdo votë, sepse aty është vullneti i qytetarëve në favor të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partnerëve të saj”, theksoi Isa Mustafa.
Vetëvendosja e entuziazmuar
Të entuziazmuar siç thanë me rritjen u shfaqën udhëheqësit e lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nënvizuan se në nivel partishë, ata qysh sot e konsiderojnë vetën “partia më e madhe në Kosovë”.  
“Lëvizja Vetëvendosje del subjekti i parë dhe sipas rezultateve nga terreni, kemi 33 -34 për qind të votave të qytetarëve të Kosovës”, tha nënkrytari i VV Dardan Sejdiu.
Kryetarja e KQZ-vë Valdete Daka, beri të ditur se menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, ka filluar numërimi i votave. Ndërsa rezultatet preliminare do të vijnë kohë pas kohë nga qendrat e votimit dhe ato do të publikohen online.
Tentativat për manipulime
”Procesi zgjedhor ka shkuar shumë mirë, me përjashtim të disa pengesave teknike, por asgjë serioze që do ta minonte procesin. Janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në të gjitha komunat e Kosovës. Rezultatet preliminare do të vijnë në kohë reale, varësisht sipas dinamikës së numërimit nga qendrat e votimit. Edhe në veri të Kosovës procesi zgjedhorë është zhvilluar pa ndonjë problem. Sipas një raporti të OSBE-së që ka vëzhguar zgjedhjet në veri, ka pasur disa tentime për votim të dyfisht, por kjo është pamundësuar nga komisionerët e zgedhjeve”, thotë Valdete Daka. 
Në të gjithë territorin e Kosovës që nga ora 7:00 e mëngjesit janë hapur të gjitha 889 qendrat e votimit dhe ato u mbyllën pak minuta pas orës 19:00-h. Zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit, u vëzhguan nga mbi 29 mijë vëzhgues nga partitë politike, organizatat joqeveritare, vëzhgues nga Bashkimi Evropian si dhe ambasadat e huaja në Prishtinë.
OJQ-të: probleme të vogla
Edhe përfaqësuesit nga organizatat joqeveritare Demokracia në Veprim (DNV) që vëzhguan zgjedhjet, thanë se procesi i votimit në të gjithë territorin e Kosovës ka shkuar pa ndonjë problem të theksuar, ndonëse, ata prezantuan disa parregullsi, kryesisht sic thanë “votimet familjare”. Sipas kësaj organizate (DNV), disa parti politike në deklarimet publike gjatë ditës së sotme kanë thyer heshtjen zgjedhore duke deklaruar para mediave për avantazhe të partive të tyre. Heshtja zgjedhore sipas KQZ-së, vlente deri në orën 19:00-h kur zyrtarisht mbyllen qendat e votimit.
Situata e sigurisë
Në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, kishte forca të shtuara të rendit për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhorë, ndonëse sipas autoriteteve në Prishtinë në këtë pjesë ka disa ditë edhe gjatë fushtës zgjedhore që mbretëronte një tension dhe tentim për të ndikuar te votuesit se për kë duhet të votojnë. Këtë shqetësim e pati ngritur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Serbia përmes frikësimit ka tentuar të orjentojë serbët e Kosovës se duhet të votojnë për një subjekt të caktuar politik që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtarë”.
Policia e Kosovës ishte e angazhuar në të gjithë territorin e vendit, të pozicionuar jashtë qendrave të votimit. Të angazhuar ishin edhe rreth 100 prokurorë për të siguruar dhe ndëshkuar të gjitha tentimet e mundshme për keqpërdorim apo prishje të procesit të votimit. Prokurorët që ishin të angazhuar në veri të Kosovës janë shfaqur të befasuar me procesin siç thonë të qetë dhe pa problem që u zhvillua në veri të Kosovës.
Sfidat
Institucionet që do të dalin nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, do të përballen me tri ështje të cilat kanë shkaktuar mjaft telashe brenda politikës kosovare. Është çështja e demarkacionit me Malin e Zi, dialogu me Serbinë dhe krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe fillimi i punës së Gjykatës Speciale për krime lufte, e cila sipas analistëve mund të godas “figura të larta politike në Kosovë”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.