Nje termet 5,5 balle shkund Italine

Nje termet 5,5 balle shkund Italine

64
SHPËRNDAJE

 Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Italinë gjatë mbrëmjes së sotme. Lëkundjet e tokës janë ndjerë shumë të forta në zonën qendrore të Italisë rreth orës 19:30. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.5 ballë e shkallës Righter.
Lëkundje ka pasur në disa qytete, si në Romë, L’Aquila dhe Ascoli. Epiqendra e tërmetit ka qenë mes Peruxhias dhe Maceratas. Sakaq, tërmeti është pasuar edhe nga 9 lëkundje të tjera të shkallës 2.6 dhe 2.5 rihter. Nderkaq, është evakuar Ministria e Jashtme në Romë për shmangien e ndonjë rreziku të mundshëm.
Raportohet se nga tërmeti ka patur dëme materiale në zonën e Salarias. Banorët të shqetësuar kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë, nga frika se mos tërmeti pasohet nga lëkundje të tjera.
“Dolëm jashtë ndërtesave, dridhej çdo cep i vendit”. Shtëpitë po na shembeshin ndaj dolëm”, thonë banorët. Në zonat e prekura nga tërmeti, është ndërprerë energjia, ndërsa dëme materiale raportohen në qendrën e Italisë, dhe në zonën e Amatriçes. Ka shembje objektesh, por fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar.
SIZMIOLOGËT: KA RIAKTIVIZIM TË TËRMETIT

Dy muaj pas tërmetit që goditi Italinë qendrore, sizmologët japin alarmin pasi sipas tyre është riaktivizuar zona e Amatriçës, e cila ishte një prej qytezave më të prekura. Ndërkohë, mediat italiane pohon se zonat pranë epiqendrës së tërmetit janë të izoluara, ndërsa skuadrat e shpëtimit ndodhen aty. Po ashtu, autoritetet lokale bëjnë me dije se ka probleme komunikimi me banorët e zonës, pasi aty nuk funksionojnë linjat fikse të telefonisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.