Nis procesi zgjedhor në Kosovë, votojnë 1 milion e 872 mijë qytetarë

Nis procesi zgjedhor në Kosovë, votojnë 1 milion e 872 mijë qytetarë

17
SHPËRNDAJE

Ka nisur sot  në Kosovë procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në 889 qendrat e votimit, qytetarët nga ora 07:00 deri 19:00 do të votojnë për kandidatët për deputetë dhe tre pretendentët që garojnë për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

Në procesin zgjedhor do të votojnë mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote nga të cilët 155 mijë janë votues të rinj. Në këto zgjedhje marrin pjesë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.
Procesi i votimit në Kosovë do të monitorohet nga një numër i konsiderueshëm i vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, media vendore e ndërkombëtare dhe përfaqësues të trupave zgjedhore nga vendet e tjera. Gjithsej 29.264 vëzhgues janë akreditur për zgjedhjet e parakohshme paralamentare.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.