Neser Shenjterimi i Nene Terezes,Papa pershendet te pranishmit ne Vatikan

Neser Shenjterimi i Nene Terezes,Papa pershendet te pranishmit ne Vatikan

304
SHPËRNDAJE

Ndërsa ditën e nesërme pritet të nis ceremonia madhështore për shenjtërimin e Nënë Terezës, Papa Françesku përshëndet të pranishmit në Sheshin Shën Pjetër në Vatikan. 

Me rastin e Jubileut të Punëtorëve të Mëshirës dhe Vullnetarëve në fjalën e tij Ati i Shenjtë kërkoi që të gjithë të ndjekim shembullin e Nënë Terezës, fotoja e së cilës kish pushtuar bazilikën e sheshit . 
“Nënë Tereza na ka bërë të ndihemi krenar, të marrim shembulli prej saj. Nesër është shenjtërimi i Nene Terezës ,e meriton”, u shpreh Ati i Shenjtë para qindra besimtarëve.
Kreu i Vatikanit kërkoi që në këto momente të vështira të qëndrojmë pranë.
“Jeni ju ata që reflektoni mirësinë. Dashuria transformon çdo gjë. Krishti na do dhe dha jetën e tij për ne. Asgjë dhe askush nuk mund të na ndajë nga dashuria për Zotin. Nuk mund ta largosh vështrimin nga ata që kanë nevojë për ndihmë” shtoi kreu i Vatikanit.
Ndërsa në dëshmitë e tyre vullnetarët treguan vështirësitë që kishin kaluar dhe sesi besimi i ndihmoi të kalonin këto momente.
Madje në njërën prej dëshmive vullnetarja ndjekëse e misionit të Nënë Terezës e përmend shenjtoren si personin e cila e ndihmoi të kalonte vështirësitë .
“Nënë Tereza e Kalkutës na dha zgjidhje” u shpreh ajo.
Ndërsa në fillim të përshëndetjes drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit përshëndeti të pranishmit duke përmendur edhe qytetarët shqiptarë të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë historike të shenjtërimit në Nënë Terezës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.