Nepunesja e shtetit ne Maqedoni pozon me arme ne dasmen e saj

Nepunesja e shtetit ne Maqedoni pozon me arme ne dasmen e saj

380
SHPËRNDAJE

Shikojeni këtë nuse me pushkë automatike në dorë. Do të ishte problematike për cilëndo nuse që do të kremtonte në dasmën e vet me pushkë. Por, këtu, për aq më tepër, bëhet fjalë për një të punësuar në Sekretariatin e Punëve të Brendshme në qytetin e Manastirit.

Këto informacione  i bëri publike sot nënkryetari i të rinjve të Lidhjes opozitare Socialdemokrate të Maqedonisë, Darko Kaevski, duke sqaruar se bëhet fjalë për personin Marija Ristovska Kaleshkovska, nga fshati Sërpci i Poshtëm i Manastirit, e cila pak kohë më parë është punësuar si sekretareshë e shefit të policisë së uniformuar në SPB të Manastirit. Ajo pak para se të punësohet në policinë manastirase ka kryer shkollën e mesme, njoftoi Kaevski.

Kjo lloj arme që shihet në fotografitë nga dasma e Marijas është pjesë e armatimit formacion të policisë dhe ushtrisë dhe për të asnjë qytetar nuk mund të marrë leje posedimi apo përdorimi shkruajne mediat vendase ExpressGazett
U bë e ditur se babai i nuses, i cili mund të shihet në foto duke e ndihmuar vajzën për të gjuajtur me breshëri nga automatiku, është një nga koordinatorët kryesorë të partisë në pushtet VMRO-DPMNE dhe bashkëpunëtor shumë i afërt i liderit partiak, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Dasma në të cilën nusja e VMRO-së gjuan me armë të policisë dhe ushtrisë ka ndodhur muajin e kaluar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.