Ndryshimet pozitive në veri, rezultat i dialogut Kosovë-Serbi

Ndryshimet pozitive në veri, rezultat i dialogut Kosovë-Serbi

64
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke folur në Kuvend për situatën aktuale në pjesën veriore të Kosovës, deklaroi se “pavarësisht sfidave pas shpalljes së pavarësisë së vendit në vitin 2008, Kosova ka arritur që të krijojë normalitet dhe të integrojë qytetarët e asaj pjese”.

Mustafa shtoi se Qeveria e Kosovës ka vendosur si plan strategjik shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe katër komunat veriore.

“Është arritur të vendosen doganierët në pikën e kalimit, policisë, rivitalizimi i urës, shkollimi, tatimi është duke u grumbulluar. Shteti ynë po forcon planin duke krijuar kushte ekonomike për mirëqenie”, tha Mustafa.

Ai shtoi se gjendja në veri është përmirësuar dukshëm dhe është e qetë. Mustafa theksoi se ndryshimet pozitive në atë pjesë të territorit të Kosovës janë rezultat i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Brukselit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.