Moti i keq godet Italine veriore, 3 te plagosur

Moti i keq godet Italine veriore, 3 te plagosur

63
SHPËRNDAJE

Moti i keq ka goditur Italinë veriore, duke shkaktuar edhe tre persona të plagosur në Recco të Xhenovas. Qytetet si Liguria, Genoa, Savona dhe La Spezia janë më të prekura stuhitë dhe shirat që kanë përfshirë këtë zonë.Dëmet materiale janë të konsiderueshme. Nga shpejtësia e erës, e cila në disa zona ka arritur deri në 120 km/h janë thyer pemë, ndërsa në disa banesa janë rrëzuar edhe xhatitë. Shumë komuna në Xhenova kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa probleme të shumta ka pasur edhe në porte.

Edhe linjat hekurudhore janë bllokuar. Në Xhenova 8 trena me qindra pasagjerë e kanë pasur të pamundur të lëviznin për shkak se binaret kanë qenë të bllokuara.

Mbrojtja Civile është vënë në alarm për shkak të goditjes së ndonjë tornadoje.

E kundërta ndodh në jug të Italisë ku qindra qytetarë po shijojnë rrezet e diellit duke bërë plazh.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.