Lunacek: Rikthimi i dhunës në Kuvendin e Kosovës do ta dëmtonte hapin...

Lunacek: Rikthimi i dhunës në Kuvendin e Kosovës do ta dëmtonte hapin final për liberalizimin e vizave

28
SHPËRNDAJE

Rikthimi i skenave të dhunës në Kuvendin e Kosovës do ta dëmtonte hapin final për liberalizimin e vizave, i cili duhet të merret nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, ka thënë zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek.
Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, Lunaçek ka potencuar se është obligim që del nga rekomandimi i Komisionit Evropian ratifikimi i Marrëveshjes për shënimin e vijës së kufirit me Malin e Zi.

Eurodeputetja u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe partive politike që të investojnë në përpjekjen e përbashkët me Kuvendin e Kosovës, shoqërinë civile dhe kosovarët e dalluar, për t’i bindur shtetet që janë në mëdyshje brenda 28 vendeve anëtare.

Lunaçek ka thënë se nuk mund të jepet një datë e saktë se kur do të hiqen vizat.

Ajo ka folur edhe për problemet që mund të sjellë fluksi eventual i qytetarëve drejt vendeve të BE-së, në kohën kur do të hiqen vizat. Ka sugjeruar se çfarë duhet bërë që kjo mos të ndodhë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.