Kukan kritikon ashpër Ramën: Me të vërtetë e ke tepruar, ndalu!

Kukan kritikon ashpër Ramën: Me të vërtetë e ke tepruar, ndalu!

45
SHPËRNDAJE

SHKUP – Deputeti i Parlamentit Europian, Eduard Kukan, dënoi fuqishëm platformën shqiptare të arritur nga subjektet politike shqiptare në Maqedoni, platformë e cila sipas tij, është përgatitur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Siç shkruan agjencia e lajmeve shtetërore MIA, Kukan i cili është në krye të Partisë Popullore Europiane (EPP) në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ka thënë se një platformë e tillë është krejtësisht e papranueshme si për të, ashtu edhe për Bashkimin Europian.

“Shqipëria gjithmonë ka pasur rezultate të mira në drejtim të bashkëpunimit rajonal dhe ajo vlerësohet, por tani do të ndalemi këtu. Aktivitetet e kryeministrit të Shqipërisë pas zgjedhjeve në Maqedoni, për mua janë krejtësisht të papranueshme. Të ftohen subjektet politike shqiptare nga Maqedonia, të diskutohet platforma e tyre dhe çfarë duhet të bëjnë kur të kthehen në vendin e tyre, mendoj se është me të vërtetë e tepruar. Unë jam i befasuar që askush nuk e përmendi publikisht, por unë e di se ka shkaktuar shumë kritika. Kjo nuk është mënyra për të kryer punët”, ka deklaruar eurodeputeti Kukan.
Platforma e përbashkët mes subjekteve politike shqiptare në Maqedoni u arrit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të vitit të kaluar, me ndërmjetësim e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Përmes kësaj platforme të përbashkët ku përfshihen disa kërkesa për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, liderët e partive politike shqiptare zotohen se nuk do të marrin pjesë në Qeverinë e re në Maqedoni, nëse nuk zbatohen kërkesat e theksuara në të.

(BalkanWeb)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.