Kryeministri Mustafa në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Paris

Kryeministri Mustafa në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Paris

76
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Paris, ku do të marrr pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor.

 

Të hënën, kryeministri Mustafa do të marrë pjesë në takimin qendror të Samitit, ku do të jenë të pranishëm presidenti francez, François Hollande, kancelarja gjermane, Angela Merkel, kancelari austriak, Christian Kern, kryeministri italian, Matteo Renzi, zëvendëspresidentja e KE-së, njëherësh përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Njoftimi dërguar sot nga Kryeministria kosovare thekson se, në samitin e tretë që zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, do të jenë të pranishëm kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës, Miro Cerar, kryeministër i Sllovenisë, Tihomir Oreskoviq, kryeministër i Kroacisë, Milo Gjukanoviq, kryeministër i Malit të Zi, Emil Dimitrev kryeministër i Maqedonisë, Denis Zvizdiq, kryeministër i Bosnje- Hercegovinës si dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.