Kosove: Policia  ndalon 115 vajza shqiptare

Kosove: Policia  ndalon 115 vajza shqiptare

49
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës, saktësisht Drejtoria e Hetimit e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka realizuar një operacion të gjerë policor në të gjitha rajonet e Kosovës me qëllim identifikimin dhe parandalimin e veprave të ndryshme kriminale.
Implementimit i planit operacional të quajtur “Qershori 2016”, ka rezultuar me ushtrimin e kontrollit në 29 vendeve të ndryshme, ku prej tyre 7 lokale janë mbyllur nga inspektorët komunal si dhe janë prerë gjoba për mungesë të arkave fiskale, mungesë të dokumenteve të punës etj.
Si rezultat i punës dhe angazhimit të zyrtarëve policor janë arrestuar, 5 persona të dyshuar, për mbajtje të armëve të zjarrit dhe pengim të personit zyrtar në ushtrim të detyrës, raste këto të administruara në nivel lokal policor.
Kryesisht në të gjitha lokacionet ku janë ushtruar kontrolle policore janë legjitimuar edhe (176) femra, nën dyshimin e mungesës së dokumentacionit të punës, ku prej tyre ;

Shtetase të Shqipërisë ——115

Shtetase të Malit të Zi ——1

Shtetase e Moldavisë ——–1

Shtetase e Bullgarisë ——–1

Shtetase të RKS­së ——— 58
Të gjitha shtetaset e huaja në mungesë të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, do të trajtohen nga Drejtoria e Migrimit e PK­së, e cila është në proces të administrimit të lendeve në fjalë. Ndërsa në cilësi të provave materiale gjatë kontrollit të lokaleve janë

sekuestruar;

Një (1) armë TT me (8) copë municion përkatës,

Dy (2) shufra,

Një (1) sprej,

Një (1) boks i hekurit,

Një (1) thikë ushtarake.

Ky operacion i gjerë policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim edhe me Prokurorët kompetent, ATK­në, Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Sanitar të niveleve lokale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.