Kosova nuk është e vetme në rrugën e saj për në BE

Kosova nuk është e vetme në rrugën e saj për në BE

54
SHPËRNDAJE

Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA), është marrëveshja e parë kontraktuale që Kosova ka me BE-në, dhe si e tillë kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për Kosovën, theksoi sot ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës, Geri Willems.

Në tryezën e organizuar nga ambasada  holandeze në bashkëpunim me organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Prishtina Institute of Political Studies, ambasadorja Willems tha se “Kosova nuk është e vetme në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE), shtetet evropiane do ta ndihmojnë atë”.

 

“Kosova ka filluar zbatimin e MSA-së e cila është në fakte marrëdhënia e parë kontraktuale zyrtare në dialogun politik mes Kosovës dhe BE-së. Askush nuk ju ka premtuar një kopsht me trëndafila, do të jetë vështirë në një afat të gjatë, por edhe afat shkurtër mund të jetë pozitiv për sa i përket zbatimit. Kosova nuk është vetëm në këtë rrugë, BE në tërësi, por edhe shtetet individuale, do ta ndihmojnë Kosovën”, tha Willems.

Lubomir Batary, nga zyra ndërlidhëse e Sllovakisë në Prishtinë, beson se Kosova do t’i plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave, ‘duke sjellë edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj në Evropë.

Zëvendësministri i Internimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Ramdan Ilazi prezantoi objektivat që qeveria ka synim të realizojë deri në fund të vitit, të cilat përkojnë me integrime të plota evropiane.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.