Kosova ka të drejtë të mbrojë prodhimtarinë vendore

Kosova ka të drejtë të mbrojë prodhimtarinë vendore

51
SHPËRNDAJE

Muhamet Musatafa këto komente i bëri në një tryezë diskutimi për industrinë e qumështit në Kosovë.

Industritë e ndryshme në vend, shpesh ballafaqohen me probleme të zhvillimit. Prodhuesit gjatë kërkesave për mbrojtje nga institucionet, kanë marrë përgjigje jo të favorshme për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare të tregtisë së lirë. Kurse kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, thotë se edhe Kosova sikur vendet e tjera duhet të gjejë mënyra të mbrojtjes së prodhimeve vendore.

“Nëse ka dikush të drejtë ta mbrojë një industri në Ballkan, në Evropë apo t’i subvencionojë , nëse dikush ka të drejtë atëherë ka të drejtë Kosova, sepse është industri e re emergjente. Ne shpesh thirremi në MSA, Cefta, edhe i lidhim duart vetit, ne duhet ta gjejmë mënyrën se si të bëhet”, tha Mustafa. 

Ai këto komente i bëri gjatë një diskutimi ku i dëgjoi ankesat e prodhuesve e përpunuesve të qumështit. Kryetar i Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës, Ramadan Memaj, u ankua për trajtimin që i është bërë problematikës nga institucionet.

“Në cilin vend po jetojmë, a është shteti jonë ky? A është parlamenti jonë? A është qeveria jonë? A është sektori i qumështit vetëm përgjegjësi e shoqatave, apo është edhe përgjegjësi e parlamentit, e qeverisë, e ministrive?”, shtroi pyetjen Memaj.  

Deputeti Muhamet Mustafa, njëherësh tha se nuk është vetëm një ministri, por janë shumë institucione të thirrura dhe duhet një aktivitet i shtuar për ta përmirësuar pozitën e prodhuesve të qumështit.

***

“Kreditë joperformuese bankat nuk duhet t’ua faturojnë klientëve të tyre përmes kamatave të larta, sepse ato vinë si rrjedhojë e gabimeve të stafit”, ka thënë udhëheqësi i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku. Ai këto komente i bëri gjatë një konference të Shoqatës së Bankave, ku është potencuar se Kosova ka nivelin dukshëm më të ultë të kredive joperformuese në rajon.

Arsyeja e mos uljes së kamatave në kredi me vite në Kosovë, është thënë të jenë kreditë e këqija, përkatësisht jo-performuese. Mirëpo, këto gabime të stafit të bankave, duhet t’i bartë vetë banka, thotë udhëheqësi i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku. Sipas tij kreditë e këqija gjithmonë e kanë burimin te bankat, te identifikimi i gabueshëm i klientit, sepse gjithmonë mund të identifikohet pala, përkatësisht konsumatori i pandershëm i cili s’ka mundësi ta kthejë kredinë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.