KFOR-i ofron bashkëpunim për përmirësimin e sigurisë në Kosovë

KFOR-i ofron bashkëpunim për përmirësimin e sigurisë në Kosovë

25
SHPËRNDAJE

Në një komunikatë për media të lëshuar nga KFOR-i thuhet se gjeneralmajori Miglietta përgëzoi kryetarin Selmanaj për përkushtimin e tij për të mbajtur raporte sa më të mira ndërmjet komunës dhe Manastirit dhe tha se “KFOR-i është i përkushtuar të bashkëpunojë me autoritetet vendore dhe me aktorët ndërkombëtarë në mënyrë që siguria të përmirësohet”.

Kryetari i shprehu komandantit të KFOR-it mirënjohjen e tij dhe e vlerësoi shumë sjelljen efektive të KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe sigurimin e lirisë të lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës, duke e falënderuar në veçanti për mbështetjen e KFOR-it në ofrimin e sigurisë dhe lehtësimin e zbatueshmërisë së saj në komunën e Deçanit dhe në Manastir të Deçanit, thuhet në komunikatë

Komunikata njofton se gjeneral Miglietta dhe kryetari i komunës u takuan edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.