Kërcënohet ministri grek Niko Kotzias: ‘Kemi 3 plumba për ty’

Kërcënohet ministri grek Niko Kotzias: ‘Kemi 3 plumba për ty’

20
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, është kërcënuar me anë të një letre ku shkruhej: “Kemi tre plumba për ty!”Sipas Ministrit të Mbrojtjes Qytetare, letra ishte anonime. Letra që i drejtohej atij dhe familjes, ishte lexuar prej Kotzias, tha Nikos Toskas në ANT1.

“Ne kemi tre plumba për ty” tha ai, duke iu referuar letrës që tani e kanë në duar, autoritete.Ministri i Mbrojtjes Qytetare e konsideroi letrën si të papranueshme dhe dhe u bëri thirrje forcave politike që ta dënojnë atë. Ai tha se kjo do të ishte në interesin e vendit për të pasur një klimë më të mirë.

Ky mesazh kërcënues vjen në kohën kur Greqia është duke bashkëvepruar me Maqedoninë për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe të dielën pritet një demostratë paqesore. Megjithatë ministri Toskas theksoi se policia do të mbajë nën mbikqyrje, anëtarët e ekstremit të djathtë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.