Kapet kamioni me  2 ton në Itali qe vinte nga Shqiperia

Kapet kamioni me  2 ton në Itali qe vinte nga Shqiperia

91
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge qe  vinte nga Shqipëria dhe ka arrestuar dy shqiptarë.Mediat italiane raportojnë se është kapur 2 ton kanabis sativa në një kamion.

Aksioni antidrogë është zhvilluar në zonën Termoli paraditen e sotme, ndërsa lajmi është bërë publik rreth 2 orë më parë. Hetuesit italianë kishin informacione për ngarkesën e drogës që po vinte nga përtej Adriatikut.

Sipas policisë italiane, vlera e kanabisit të sekuestruar kap shifrën e 2.5 milionë Euro. Autoritetet italiane dyshojnë se kamioni po transportonte drogën në një magazinë për ta mbajtur të fshehtë dhe për ta shitur më vonë.

Ndërkohë, dy shqiptarët e arrestuar janë të moshës 24 dhe 27 vjeç.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.