Kapet 8 ton drogë, vinte nga Shqipëria.

Kapet 8 ton drogë, vinte nga Shqipëria.

62
SHPËRNDAJE

Një sasi rekord droge u kap nga policia italiane e cila ishte nisur me traget nga Shqipëria, dhe ka zbarkuar në portin e Ankonës.
Sipas “Venezia Today” janë sekuestruar 8 ton mariuanë.
Lajmi është mbajtur i fshehtë për të bërë të mundur gjurmimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet. Sipas të njëjtave burime droga kishte kaluar qetësisht edhe portin e Ankonës, por shoferi maqedonas i kamionit e kishte ndaluar atë në një pikë servisi.
Janë ende të paqarta pse shoferi 38-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur e devijoi ngarkesën. Dyshimet janë për “diçka të shkuar keq” mes trafikantëve, moskoordinim ose prishje të pazareve, shkruan lapsi.al. Ka edhe një pistë që kamioni duhet të qëndronte në atë vend, por ndërhyrja e GDF prishi gjithçka.
Në operacion morrën pjesë GDF e Ankonës dhe kolegët e tyre të Venecias. Mediat thonë se autoritetet e kishin pikasur drogën që në port, por e lejuan të dalë për të kapur edhe bashkëpunëtorët. Mbetet ende e paqartë nga cili port shqiptar u nis kjo sasi rekord droge dhe si ka mundësi që ka kaluar pa u pikasur një sasi kaq e madhe. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.