Kapen disa milionë euro drogë në një makinë

Kapen disa milionë euro drogë në një makinë

62
SHPËRNDAJE

Një goditje e vërtetë e frytshme mund të cilësohet ajo që ka bërë policia italiane mbrëmjen e djeshme duke vënë në pranga një shqiptar që në makinën e tij kishte fshehur 16 kilogramë kokainë.

Aksioni është zhvilluar në mbrëmje në Romë, Itali dhe i arrestuar është një shqiptar 54 vjeç dhe dy italianë. Shqiptari kishte shkuar në një lavash që të lante makinën, kur është arrestuar nga policia, shkruan 
Droga mësohet se ishte ndarë në pako dhe e fshehur në pjesë të ndryshme të makinës, kryesisht në motor.
Policia ka nisur hetimet për vendin ku është marrë kokaina dhe kush do ta blinte. Sipas policisë, personi i arrestuar është pjesë i një rrjeti të madh trafikimi lëndësh narkotike.
Pas sekuestrimit dhe saktësimit të sasisë së kokainës, policia thotë se vlera e saj në treg arrin në disa milionë euro, pa përcaktuar një shumë të saktë. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.