Kapen 1 ton drog ne nje gomone ne greqi ,largohen autoret

Kapen 1 ton drog ne nje gomone ne greqi ,largohen autoret

230
SHPËRNDAJE

Policia Kufitare e Sarandës në bashkëpunim me homologët grekë është duke zhvilluar një operacion, pasi është sekuestruar një sasi e madhe marijuane, që sipas mediave greke shkon në mbi një ton. 

Operacioni ka nisur në orët e para të ditës së sotme dhe është në vazhdim. Policia kufitare e Mesolongjit ka pikasur një gomone 10 metra të gjatë dhe ka nisur ndjekjen e saj.

 

Drejtuesi i gomones e ka futur në lumin Evinio dhe është larguar duke i shpëtuar arrestimit.

 

‘Gomonia ka ngecur në lum, ndërsa në brendësi të saj është gjetur një sasi tepër e madhe marijuane ‘ thuhet në njoftimin e policisë së Sarandës.

 

Policia shqiptare po bashkëpunon me atë greke për arrestimin e autorëve që po transportonin drogën me gomone, pasi mund të kenë kaluar kufirin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.