Itali:Pranga 2 shqiptarëve u kapet gomonia me 15 mln euro drogë në...

Itali:Pranga 2 shqiptarëve u kapet gomonia me 15 mln euro drogë në Bari.

117
SHPËRNDAJE

ITALI- Guardia di Finanza në hapësirën ajrore të Barit kryen një operacion në det duke bllokuar një gomone 10 metra të gjatë me dy motorë të fuqishëm, e cila kishte 64 pako me mariuanë që arrinin një vlerë 15 milionë euro. Në pranga kanë përfunduar dy shqiptarë, 31-vjeçari L.V. dhe 26 vjeçari N.T.  
Operacioni u bë i mundur pas një bashkëpunimi të gjatë mes autoriteteve shqiptare në Durrës dhe Guardia di Finanza-s, shkruan La Repubblica.
Pasi forcat ajrore vunë re gomonen e ngarkuar, e ndoqën deri kur ajo ndaloi dhe bënë të mundur arrestimin e skafistëve si dhe sekuesetrimin e drogë.
Pas peshimit të drogës, rezultoi që në gomone ishin plot 1.5 ton. Nga fillimi i vitit 2017 janë sekuestruar 32 tonelata marijuanë që vinin nga Shqipëria si dhe arrestuar 47 skafistë, raporton La Gazzetta del Mezzogiorno.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.