Italia jo ndryshimeve kushtetuese, Renzi drejt largimit

Italia jo ndryshimeve kushtetuese, Renzi drejt largimit

41
SHPËRNDAJE

Në Itali janë mbyllur votimet për referendumin e kërkuar nga Kryeministri italian Matteo Renzi, i cili ka kërkuar ndryshime kushtetuese, për të hequr kompetenca të Dhomës së Lartë të Senatit dhe për t’ia kaluar Qeverisë.
Sipas sondazheve paraprake të publikuara nga mediat italiane, 55%-59% është përgjigjia JO për ndryshimet kushtetuese dhe 41%-45% për PO.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Italisë, deri në orën 19:00 është regjistruar një pjesëmarrje në votime prej 57.24%.
Humbja e referendumit rrezikon karrierën e Kryeministrit Matteo Renzi. Ky i fundit ka premtuar se do të japë dorëheqjen nëse nuk fiton propozimi i tij në referendum.
Sondazhet paraprake tregojnë se shumica e popullsisë është kundër këtyre ndryshimeve. Çka do të thotë se Matteo Renzi duhet të mbajë premtimin dhe të japë dorëheqjen si Kryeministër i Italisë. Në orën 24:00, është paralajmëruar një dalje për mediat e Kryeministrit Renzi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.