Hapet konsullata turke në Prizren

Hapet konsullata turke në Prizren

63
SHPËRNDAJE

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe ministra të qeverisë kosovare, zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus, përfaqësues diplomatikë dhe personalitete nga Prizreni.

Gjatë ceremonisë u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve dhe u shpreh përkushtimi i dyanshëm për bashkëpunim të mëtejshëm.

Ndërkohë, në Kosovë është festuar edhe Dita e Turqve, e cila është përcaktuar si një nga “ditët memoriale” me ligjin për festat zyrtare, të miratuar pas shpalljes së pavarësisë para 8 viteve.

Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë 1.08 % e banorëve janë të komunitetit turk. Mamusha, në rajonin e Prizrenit, është e vetmja nga gjithësej 38 komunat kosovare e banuar me shumicë nga pakica turke.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.