Gjermani:Ushtarë turq, në NATO kerkojne azil politik

Gjermani:Ushtarë turq, në NATO kerkojne azil politik

47
SHPËRNDAJE

Ushtarë turq, të gjendur momentalisht në bazën ajrore të NATO-s në Ramstein, Gjermani, kanë aplikuar për azil në atë vend, njoftoi kreu i administratës lokale.
Paul Junker, kreu i autoritetit të qarkut në Kaiserslautern, shtoi se “anëtarët e familjes së ushtarëve kanë dorëzuar kërkesat për azil”, pa dhënë detaje se sa raste janë marrë nga autoritetet dhe cilat janë shkaqet e kërkesave të tyre.
Dhjetëra mijëra nëpunës civilë dhe të policisë janë spastruar pas grushtit të shtetit të dështuar në Turqi, me më shumë se 35 000 persona nën arrest.
Ushtria ka qenë nën një shqyrtim të veçantë që kur një fraksion u shkëput në një përpjekje të grushtit të shtetit më 15 korrik.
“Nga rreth 500 trupa të dislokuar në bazën e NATO-s në Ramstein, në Gjermaninë Perëndimore, 30 prej tyre janë turq”, sipas një zëdhënësi për aleancën ushtarake.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.