Miku i trafikantit shqiptar gjendet i vrarë në një fuçi vaji 

Miku i trafikantit shqiptar gjendet i vrarë në një fuçi vaji 

89
SHPËRNDAJE

Në një fuçi vaji, që mund të zërë deri në 200 litra, është gjetur një skelet, për të cilin është dhënë urdhri i autopsisë, shkruan “LaRepublica”
Ngjarja ndodhi midis Andria dhe Barletta, në provincën e Puglias. Zbulimi u bë nga një fermer i zonës i cili njoftoi menjëherë policinë.
Sipas raportit shkaku që skeleti i fshehur nën shtratin e një lumi, ka dalë zbuluar, kanë qenë shirat e ditëve të fundit.
Sipas inspektimit, në fuçi gjendeshin kockat e një skeleti të seksit mashkull 34 vjeç, të cilin e kishin vrarë 15 vite më parë.
Aty u gjendën gjithashtu edhe flokë njeriu, një palë këpucë dhe një qese betoni. Besohet se skeleti i përket Ruggiero Trescas, i cili ishte raportuar si i humbur nga gruaja e tij.
Tresca së bashku me partnerin shqiptar Roland Lame drejtonin një restorant që në fakt e përdornin për të fshehur aktivikitetin e paligjshëm të trafikimit të drogës nga Shqipëria për në Itali.
Roland Lame, 47 vjeç, u kap disa muaj më parë nga policia italiane si koka e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Në pranga ra dhe djali i tij Fabio Lame, 25-vjeç.
 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.