Gjakova dhe Brukseli intensifikojnë bashkëpunimin zyrtar

Gjakova dhe Brukseli intensifikojnë bashkëpunimin zyrtar

64
SHPËRNDAJE

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, ka pritur sot një delegacion nga bashkia e Brukselit.

Kryetarja Mimoza Kusari – Lila i ka njohur me zhvillimet në komunën e Gjakovës, sukseset, sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballen banorët e kësaj komune por edhe përfaqësuesit e qeverisjes lokale. Sipas një njoftimi për media, kryetarja Mimoza Kusari – Lila ka bashkëbiseduar për tema të ndryshme, kryesisht me karakter të bashkëpunimit në mes të dy qyteteve.

Në këtë drejtim, të dyja palët janë akorduar për nënshkrimin e një marrëveshje për bashkëpunim, përmes së cilës do të specifikohen fushat konkrete të bashkëpunimit.

Përfaqësuesit e bashkisë së Brukselit kanë bërë të ditur se kanë njohuri të mjaftueshme për komunën e Gjakovës, njohuri të cilat kryesisht i kanë marrë nga gjakovarët që jetojnë në Bruksel, një komunitet ky që u tha të jetë mjaft i respektuar në Bruksel.

Pjesë e delegacionit ishin Philippe Close, drejtor i drejtorisë së financave, burimeve njerëzore dhe turizmit, Marc-Jean Ghyssels, drejtor i drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Ahmet Gjanaj e Emin Lluka shqiptarë të lindur të Bruksel, gjithashtu personalitete të njohura në jetën publike dhe politike të Belgjikës, si biznesmenë e afaristë tjerë nga Belgjika dhe Shqipëria

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.