Eurozona i jep Athinës 10 miliardë euro hua

Eurozona i jep Athinës 10 miliardë euro hua

49
SHPËRNDAJE

Ministrat e Financave të zonës euro arritën në një marrëveshje për të dhënë një hua të re prej 10,3 miliardë euro ndaj Greqisë, njoftoi sot një burim evropian.

“Një marrëveshje u arrit”, konfirmoi ministri francez i Financave, Michel Sapin në përfundim të një mbledhje të 19 anëtarëve të eurozonës që zgjati rreth 11 orë në Bruksel.

Kjo mbledhje zhvillohej dy ditë pas votimit në parlamentin grek të një projektligji që parashikon një mekanizëm të rregullimit automatik në rast përkeqësimi buxhetor dhe masa shtesë për të përshpejtuar privatizimet dhe rritjen e taksave indirekte.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.