Erdogan ,Presidenti i vetëm i Turqisë deri ne 2029

Erdogan ,Presidenti i vetëm i Turqisë deri ne 2029

61
SHPËRNDAJE

 Erdogan ka marrë një nxitje të madhe mbi qëllimet e tij për të transformuar Turqinë në një republikë totalisht presidenciale, pasi nacionalistët në parlament sinjalizuan mbështetjen e tyre për një propozim të diskutueshëm. Ky propozim pritet të ndryshojë kushtetutën dhe ta lejojë Erdogan që të qëndrojë në detyrë deri në 2029-ën, shkruan prestigjozja britanike “The Guardian”.
Në një lëvizje që parashtron bazat për një referendum të mundshëm historik kombëtar në pranverë, Devlet Bahçeli, udhëheqësi i bllokut nacionalist, tha të martën se amendamentet e propozuara për t’i dhënë Erdoganit më shumë kompetenca për presidencën e Turqisë ishin të arsyeshme.
Partia e Erdoganit (AKP) ka të ngjarë të shtrojë në tryezë një projektligj për një referendum për që do të ndryshojë kushtetutën në muajt e ardhshëm.
Sipas detajet të ndryshimeve të publikuara në mediat vendase, ditët e fundit, në bazë të propozimit, Erdogani do të jetë në gjendje të vazhdojë në detyrën deri në vitin 2029.
Zyrtarët kanë thënë gjithashtu se posti i kryeministrit do të hiqet, dhe presidenti do të ketë dy deputetë, si dhe fuqi më të madhe të miratojë politika ekzekutive. Presidenti gjithashtu ka të ngjarë të mbajë lidhjet me partinë e tij. Aktualisht presidenti pritet të shkëpusë lidhjet me partinë e tij politike, pasi merr detyrën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.