Erdogan mbërrin për herë të parë në Athinë

Erdogan mbërrin për herë të parë në Athinë

40
SHPËRNDAJE

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur sot në Athinë, në një vizitë historike që pritet të përshpejtojë ngrohjen mes dy vendeve fqinje që knë patur mosmarrëveshje të shumta.
Erdogan ka vendosur një kurorë me lule në monumentin e “Ushtarit të panjohur” para Parlamentit grek.
Presidenti turk do të pritet në kryeqytetin e Athinës nga homologu Prokopis Pavlopoulos. Më shumë se 3.000 forca policie janë mobilizuar për të garantuar sigurinë e tij.
Ndërkohë, presidenti turk, duke folur para një audience greke, përpara fillimit të vizitës, tha se ”marrëdhëniet e këqija mes dy vendeve janë një gjë që i përket së kaluarës”.
Më pas, lideri turk do takohet me kryeministrin Tsipras, me të cilin do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët shtypi pak para orës 15.
Turqia dhe Greqia, që janë bërë pjesë e NATO-s që prej vitit 1952, janë dy aktorë kryesorë në disa çështje rajonale të rëndësishme, si kriza migratore, por gjithashtu dhe bisedimet ndërqipriote.
“Ne shpresojmë që kjo vizitë do të mundësojë zhvillimin dhe riforcimin e marrëdhënieve”, deklaroi sot zëdhënësi i Erdogan, Ibrahim Kalin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.