Erdogan fiton referendumin , tani pushtet pa kufi

Erdogan fiton referendumin , tani pushtet pa kufi

39
SHPËRNDAJE

Me 51.2% të votave PO, Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan ka fituar referendumin për ndryshimet kushtetuese, kundrejt 48.7% të votave JO, që kundërshtojnë këto ndryshime.
Ndryshimet kushtetuese kanë të bëjnë me zëvendësimin e sistemit parlamentar me një presidencë ekzekutive. Me rezultatin pozitiv të referendumit, Erdogan do të mbetet në detyrë deri në vitin 2029.
Erdogan do të mund të emërojë ministrat, të lëshojë dekrete, të përzgjedhë gjykatësit dhe të shpërndajë parlamentin. Sistemi i ri anashkalon rolin e kryeministrit dhe përqëndron pushtetin në duart e presidentit, duke vendosur të gjithë burokracinë nën kontrollin e tij. 
Erdogan thotë se ndryshimet ishin të domosdoshme për të përballuar sfidat e sigurisë në Turqi, nëntë muaj pas një grushti të dështuar shteti dhe për të evituar koalicionet e brishta të së shkuarës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.