Erdogan do ktheje denimin me vdekje

Erdogan do ktheje denimin me vdekje

59
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka ripërsëritur të shtunën qëllimin e qeverisë turke që t’i kërkojë parlamentit të vendit që të shqyrtojë kthimin e dënimit me vdekje si ndëshkim për komplotistët e puçit të dështuar ndaj tij në korrik.“Qeveria jonë do ta çojë në parlament. Unë jam i bundur se parlamenti do ta aprovojë atë dhe unë do ta ratifikoj, ka thënë Erdogan, në një ceremoni inaugurimi në Ankara.

“Së shpejti, së shpejti, mos keni merak. Do të ndodhë shumë shpejt, dashtë Zoti”, ka thënë ai, teksa turmat bërtisnin: “Duam dënimin me vdekje!”
Ndëshkimi me vdekje është hequr në Turqi në vitin 2004, teksa vendi synonte të anëtarësohej në Bashkimin Evropian. Pas puçit të dështuar për rrëzimin e Erdoganit në korrikun e këtij viti, numri një i Turqisë ka kërcënuar se do të kthejë dënimin me vdekje për të ndëshkuar puçistët, duke tronditur edhe udhëheqësit e BE-së. BE është shprehur kundër, duke thënë se rikthimi i dënimeve me vdekje është i papranueshëm.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.