Dua pune, ne Kosove

Dua pune, ne Kosove

58
SHPËRNDAJE

Është vetëm 13-vjeçar por i është bashkangjitur festës tradicionale të 1 Majit. I mituri nga Prishtina edhe pse pa të drejtë pune thotë se ka punuar në disa vende, ku i janë shkelur të drejtat.

Ligji i Punës në Kosovë ua ndalon fëmijëve punën, por rregulli ligjor nuk vlen për 13-vjeçin.

Kosova është ndër vendet me papunësinë më të madhe në rajon dhe dita kur punëtorët protestojnë për të drejtat e tyre në vend është shndërruar në një ditë feste.

Në sheshin “Zahir Pajaziti” iniciativa “Ngrite Zërin” organizoi një marsh protestues në mbështetje të të drejtave të punëtorëve. Marshit i janë bashkuar shumë pak punëtorë.

“Duhet ta ndryshojmë praktikën ku për 1 Maj gjithmonë është festuar. Nuk mendojmë se jemi në një pozitë ku duhet të festojmë, përkundrazi ne duhet të ngrisim zërin, prandaj edhe iniciativa jonë është emërtuar “Ngrite Zërin”, që të përmirësojmë këtë gjendje”, tha Endrit Bytyqi.

Në ditën e punëtorëve zërin nuk e ka ngritur as sindikata e punëtorëve të Kosovës.

Mësuesi Haqif Kadria nga Gadimja e Epërme i është bashkangjitur festës në Gërmi. Ai thotë se papunësia është shkaku që një numër kaq i madh i qytetarëve kanë dalë sot në Gërmi.

“Papunësia i bënë krejt të vetat. Papunësia është shumë e madhe i bënë krejt këto. Papunësia është kulmi i këtyre. Me kanë me pasë punë janë disa sende tjera”, tha Kadria.

Megjithseështë i vetëdijshëm se papunësia është shumë e madhe, Kadria përjashton protestat si mundësi për këtë ditë.

Për të drejtat e punëtorëve duhet të ketë protestë edhe sipas Shefki Berishës. Por, ai thotë se vet nuk do t’u bashkëngjitej.

1 Maji shënohet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në kujtim të ngjarjeve të vitit 1886 në Çikago të Amerikës, ku punëtorët u sulmuan gjatë një proteste për të drejtat e tyre.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.