Dinari valuta e dytë në Kosovë, BQK pranon dhe hesht

Dinari valuta e dytë në Kosovë, BQK pranon dhe hesht

78
SHPËRNDAJE

Lejimi që të shkelet Kushtetuta e Republikës së Kosovës nga Banka Qendrore e Kosovës, e cila do të duhej të jetë rregullator i ekonomisë së vendit, duket të jetë normale për guvernatorin Bedri Hamza. Qytetarët nëpër komuna me shumicë të minoritetit serbë në Kosovë, vazhdojnë të shfrytëzojnë valutën serbe “dinar” për këmbime në mallra dhe shërbime të ndryshme. Kjo dukuri është e ndaluar me ligjet dhe rregulloret e Kosovës, për faktin se Kosova, valutë zyrtare ka “euron”.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, (BQK), Bedri Hamza, ka pranuar për KosovaPress se në zonat e banuara me serb përdoret valuta serbe. Banka Qendrore madje e ka licencuar një bankë të Republikës së Serbisë, e cila funksionon me dinarë. “I marrim dinarë e blejmë me dinarë. Dinarin e marrim nga Serbia. Pagën e marr nga Serbia”, thotë një qytetar i minoritetit serbë nga Gracanica, që është vetëm 5 kilometra nga kryeqendra e Republikës së Kosovës, Prishtina

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.